Meta: Për interesa okulte nuk ka pse Shqipëria të shkojë në konfrontim

Meta: Për interesa okulte nuk ka pse Shqipëria të shkojë në konfrontim

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi se për interesa tërësisht egoiste dhe okulte Shqipëria po shkon drejt konfrontimit nëse përgjegjësit nuk i thërrasin mendjes.

“Pas 22 vitesh, që kur Shqipëria u nda me vitin 1997, që ishte një vit mjaft fatkeq, të gjithë ti thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Për interesa tërësisht egoiste dhe okulte Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim. As dhe shqiptarët. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë me sisteme përjashtuese që në vitin ’90”, tha meta gjatë një adresimit për media.

Kreu i shtetit Meta ka dhe një përgjigje për deklaratën e kryeministrit i cili në një konferencë për median të pak ditëve më parë u shpreh se nuk ishte thirrur nga kreu i shtetit për zgjidhjen e krizës politike.

“Askush nuk mund ti transferojë përgjegjësitë tek të tjerët aq më tepër tek presidenti i Republikës. Ata e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat që do të kenë në rast se e çojnë vendin drejt konfrontimit”, theksoi presidenti Meta. /Telegrafi/

TAGS