Meta: Po shkelet Kushtetuta me interpretime qesharake, veprime mafioze nga kreu i KED-së

Meta: Po shkelet Kushtetuta me interpretime qesharake, veprime mafioze nga kreu i KED-së

Në një dalje për mediat presidenti Ilir Meta foli për ngërçin me Gjykatën Kushtetuese dhe përplasjen me parlamentin.

Meta shpjegoi arsyet që e çuan në dekretin për të emëruar Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij Kushtetuta nuk i ka vënë ndonjë afat për të vendosur.

“Duhet të keni të qartë ju si gazetar dhe çdo qytetar se nuk ka një afat të caktuar në Kushtetutë për Presidentin e Republikës.

Parlamenti është një institucion kolegjial. E para është Kushtetuta. KED është një institucion i cili merret vetëm me menaxhimin administrativ për të garantuar zbatimin e kushtetutës. Kushtetuta tregon si krijohet Gjykata Kushtetuese ku thuhet se është Presidenti, pastaj Parlamenti dhe në këtë mënyrë është me radhë. Në këtë mënyrë është detyra e KED që të rregullojë listat, afatet dhe kriteret të respektohet ligji dhe të mos kemi përplasje institucionesh.

Nuk është e kundërta që KED i cili është një institucion kolegjial dhe nuk duhet që kryetari i KED të bëjë lojëra duke vendosur kohën se kur dërgon listat. KED i dërgoi në mënyrë të dyshimtë për të mos thënë mafioze. Ai e vendosi presidentin në një pozicion të vështirë për ta detyruar që të shkelë ligjin. Me interpretime qesharake dhe absurde. Është e turpshme është mafioze. Vetëm një budalla nuk i kupton lojërat e tij. Ngritja e KED u bllokua dy herë që të vinte ky kryetar që ta kontrollonin”, tha Meta.