Meta: Respekt të thellë ndaj të gjithë besimtarëve shqiptarë

Meta: Respekt të thellë ndaj të gjithë besimtarëve shqiptarë
Tash esht Koha

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për Muajin e Madhërishëm të Ramazanit.

Presidenti ka marrë pjesë në darkën e iftarit, të organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

“I nderuar të merrja pjesë sot në darkën e iftarit, të organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, për të ndarë së bashku me Haxhi Bujar Spahiun dhe drejtuesit e komuniteteve të tjera fetare, nderimin për Muajin e Madhërishëm të Ramazanit dhe respektin tim të thellë ndaj të gjithë besimtarëve shqiptarë për përkushtimin e tyre ndaj Atdheut e Zotit! Gëzuar Muajin e Shenjtë të Ramazanit! Agjërim të mbarë e të pranuar!”, është shprehur Meta. /Telegrafi/

Tash esht Koha
TAGS