Michael Jackson i vdekuri më i pasur në botë

Michael Jackson i vdekuri më i pasur në botë
15:40 | 1 Nentor 2019

Michael Jackson për vitin e shtatë radhazi renditet si artisti më i pasur në listën e të vdekurve.

Edhe këtë vit revista ‘Forbes’ ka nxjerrë listën e artistëve më të vdekur me përfitimet më të mëdha, dhe si në shtatë vitet e fundit lista kryesohet nga Michael Jackson, transmeton lajmi.net.

Që nga viti 2016 mbreti i muzikës pop ka fituar mbi 60 milionë dollarë, kështu duke e ngritur pasurinë e tij nga muzika në 2,1 miliardë dollarë.

Një emër i njohur nga publiku i cili gjendet në listë është edhe reperi i vrarë gjatë vitit të kaluar, Nipsey Hussle, i cili radhitet i dhjeti me 11 milionë dollarë fitime.

Lista e plotë e të vdekurve me fitimet më të mëdha:

Michael Jackson – 60 milion dollarë

Elvis Presley – 39 milion dollarë

Charles Schulz – 38 milion dollarë

Arnold Palmer – 30 milion dollarë

Bob Marley – 20 milion dollarë

Dr. Seuss – 19 milion dollarë

John Lennon – 14 milion dollarë

Marilyn Monroe – 13 milion dollarë

Princi – 12 milion dollarë

Nipsey Hussle – 11 milion dollarë

XXXTENTACION – 10 milion dollarë

Whitney Houston – 9.5 milion dollarë

George Harrison – 9 milion dollarë

TAGS