Kreu i VMRO DPMNE-së akuzon pushtetin për përshkallëzimin e situatës me epideminë. Sipas Hristijan Mickoskit, rritja e numrit të personave të prekur nga virusi Kovid 19 dëshmon se Qeveria ka dështuar.
“Katastrofa në shëndetësi po pasqyrohet edhe në ekonominë vendore.” – thekson ai.
“Gjendja me shëmundjen ngjitëse Kovid po bëhet dramatike. Përfundimisht Qeveria nuk ka plan, nuk ka kahje dhe siç thotë populli s’di nga t’ia mbajë. Numri i madh i të prekurve konfirmon se gjendja po del nga kontrolli dhe çdo përpjekje për relativizim të çështjes është I dëmshëm dhe nënkupton nënçmim të epidemisë. A nënçmimi I virusit nënkupton se ai do të vazhdojë të përhapet. Injoronin çdo rekomandim nga ne prandaj krahasuar me fqinjët po përballemi më keq.” – tha Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Mançevski: Përgjegjsi penale për Mickoskin që shkel masat
Mirëpo, LSDM përkujton Mickovskin se ai me qëndrimet dhe veprimet e tij ka kontribuar në shkeljen e masave qeveritare dhe përhapjen e virusit.
“Këto ditë jemi dëshmitarë të sjelljes së papërgjegjshme të liderit të VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski, por ajo që është edhe më e frikshme është se një pjesë e deklaratave të tij na kujtojnë në ca kohëra të mëhershme, kur pushteti i kryesuar nga VMRO DPMNE ishte edhe gjykatës, edhe polici, edhe zbatues и dënimeve dhe masave. Ajo që duam t’ia përcjellim është se mbaroi koha kur VMRO DPMNE ose cilido politikan shkruante dënime dhe gjykonte vetë.” – deklaroi nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski.
Pak ditë më parë kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski, në kundërshtim me masat e Qeverisë drekoi me shoqërinë e tij në brendinë e një objekti hotelerik, në rrugën “Bohemët”.
Veç kësaj, LSDM konsideron se pengimi i inspektorëve që të futen në objekt dhe bëjnë detyrën, është vepër penale, për të cilën duhet të përgjigjet Mickoski dhe pronari i objektit.