Mickoski: Kemi fituar, pranvera maqedonase po vjen

Mickoski: Kemi fituar, pranvera maqedonase po vjen

 

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski nga shtabi i VMRO-DPMNE-së ka shpallur fitore në zgjedhjet presidenciale.
“Kemi fituar dhe kjo është fitore e gjithë juve që jeni këtu dhe ato që sot kanë përkrahur kandidatin Gordana Siljanovska. I kemi fituar të gjithë ato politikat mashtruese dhe kriminele në ballë të të cilëve është Zoran Zaev. Por është e nevojshme fitore edhe në rrethinë e dytë. E kemi fituar hotel koalicionin e hoteleve”, tha Micksoki.
Forca e vërtetë janë qytetrët tha Micksoki, duke shkruar se pranvera maqedonase ka ardhur.
“Do të vijnë ditë më të mira për Maqedoninë. Po fillon realitet i ri në vend. Do të jemi bashk deri në fitoren finale. Kemi fituar në Shkup, tërë Shkupi përsëri është qytet i VMRO-së. Kemi fituar në Gazi Baabë, Gjorçe Petrov, Aerodrom, Kisella Vodë, Manastir, Shtip, Prilep, Negotinë, Kavadar, Gjevgjjeli, Kërçovë, VInicë, Koçani…”, deklaroi Mickoski.
Ai i bëri thirrje qytetarëve që në rrethinë e dytë të bashkohen dhe të mundin Zoran Zaevin.
Po ashtu Mickoski bërë thirrje të gjithë qytetarët të bashkohen pa dallim etnie të bashkohen dhe të fitojnë partitë në pushtet në rrethinë e dytë.

Loading…

TAGS