Alsat 2019-11-21T17:55:25+01:00
Reagime të shumta pas takimit të mbrëmshëm mes kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe kryeministrit bullgar, Bojko Borisov. Mickoski pretendon se nuk ka ndryshuar qëndrimin ndaj Marrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Thotë se mbështet punë të mira si: lidhjet hekurudhore, energjetike, arsimore mes dy vendeve, por jo mohimin e gjuhës maqedonase dhe Goce Dellçevit.
Qëndrimi ynë është i njohur, i pandryshueshëm, disa herë i përsëritur në të kaluarën edhe si parti politike, edhe si VMRO-DPMNE. Deklarata ime që u reflektua mbrëmë ishte se VMRO DPMNE dhe unë personalisht përkrahim gjithçka që është e mirë edhe për Maqedoninë edhe për Bullgarinë”-tha Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.
Nga ana tjetër, sipas LSDM-së, Mickoski dëshmoi dyfytyrësinë dhe patriotizmin e rrejshëm, se ndryshe flet para qytetarëve dhe ndryshe jashtë shtetit.
Mickoski duhet të tregojë kë e gënjeu deri tani, qytetarët të cilët i bindte se Marrëveshja nuk është e mirë apo kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov të cilit i tha se e mbështet Marrëveshjen”-thonë nga LSDM.
Opozitarja VMRO DPMNE kishte kundërshtuar ashpër e madje edhe protestuar rrugëve kundër marrëveshjes maqedono-bullgare, pasi sipas kësaj partie, e njëjta mohonte historinë, identitetin dhe gjuhën maqedonase. Megjithatë në takimin e mbrëmshëm Mickoski foli ndryshe.
Borisov- Mickoski ;
-A e përkrahni ju Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut?
-Gjithçka që është pozitive për të dy palët, ne e mbështesim. Mos të keni dilemë!
Loading…