7 Shkurt 2019 / 10:55
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në profiline tij në Facebook ka njoftuar se është takuar në beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Pata mundësinë në Beograd të takohem me presidentin e Serbisë dhe kryetarin e PPS-së, Aleksandar Vuçiq”
“Biseduam për gjendjen në rajon, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit që i kemi në dispozicion”
“Gjithashtu kemi diskutuar edhe për bashkëpunimin mes dy partive si motra dhe shfrytëzimin e potencialit në këtë plan”
“Republika e Maqedonisë duhet të ndërtojë politika të hapura fqinjësore, të bazuara në parime dhe vlera të sinqerta”, shkruan Mickoski në profilin e tij në Facebook.
Loading…