Alsat 2020-07-12T15:07:50+02:00
VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Ripërtëritje” do të përmbyll sot fushatën e saj në Shtip, Probishtip dhe Karbinci. Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski nga tubimi në Rankovcë kërkoi nga qytetarët që ta mbështesin programin parazgjedhor të koalicionit të tij me të cilin do të garantohet mirëqenie me e mirë për qytetarët.
“Atje do të gjeni më shumë se 1000 projekte, politika dhe masa, tekstualisht më shumë për gjithsecilin. Atje do të gjeni si të arrihet për 25% pagë më të lartë për një mandat, si deri në 20% pension më të madh për nj mandat si dhe kthimin e zgjidhjes së vjetër ligjore kur pensionet rriteshin dy herë në vjet”, deklaroi Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE.