31 Tetor 2018 / 19:38
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, postoi një fotografi në Facebook me disa nga anëtarët e Forumit Rinor të kësaj partie.
Të rinjtë janë fuqia më e madhe, ndërsa Forumi Rinor është kujdestari më i rëndësishëm i idealeve tona. Le të rrojë VMRO-DPMNE, le të rrojë Maqedonia !”-shkruan Mickoski nën Facebook.
Ky reagim vjen pasi kryetari i Forumit Rinor të VMRO-së, Lluka Krzhaloski, sot dha dorëheqje me arsyetimin se udhëheqësja po e dërgon VMRO-në drejt izolimit, transmeton Alsat.