Kreu i opozitës Hristijan Mickoski deklaroi sot se Qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaevit, kanë gënjyer dhe manipuluar pensionistët me paralajmërimin për rritje të pensioneve. Sipas tij jo që nuk ka rritje të pensioneve, përkundrazi pensionet kanë shënuar ulje.
“Po manipulohen pensionistët, sepse nuk do të ketë rritje por ulje të pensionit. Pensionet nuk rriten me trendin e njëjtë sikurse nga viti 2010 deri në vitin 2017. Përqindja është ulur sepse kjo qeveri ka ndryshuar mënyrën e harmonizimit të pensioneve. E rëndësishme është se pensionistët në vend të rritjes së plotë prej 1100 denarë, që iu takon në bazë të metodologjisë, të cilën kjo qeveri e ndryshoi në fillim të këtij viti kalendarik, duke filluar me llogaritjet nga 01.01.2019, që iu takon në bazë të metodologjisë që kjo qeveri e ndryshoi, do të marrin vetëm 700 denarë, që nënkupton se kjo qeveri do tu shkurtoj 400 denarë”, tha Mickoski.