VMRO-DPMNE-ja ka qëllim serioz që të miratohet Ligji për Prokurorinë Publike nëse Qeveria, gjegjësisht propozuesi ka qëllim serioz që t’i pranojë vërejtjet e opozitës dhe do të vazhdojë të marrë pjesë në grupet e punës dhe në debatin publik, porositi lideri i partisë Hristian Mickoski në përgjigjen e pyetjes pas takimit të sotëm me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharll Mishell në Shkup.
“Ne në të kaluarën shpesh herë kishim vërejtje për propozimet e Qeverisë, ato në fillim refuzoheshin dhe ishin vijë e kuqe për negociatat, por pastaj ishin pranuar si fakt se kishim të drejtë. Ky ishte edhe rasti i fundit kur iu thoshit nuk bën në këtë mënyrë të jeni të egër me ligjet dhe me Kushtetutën e këtij shteti, dhe me letër nga e arrestuara t’i transferoni lëndët e PSP-së në kuadër të prokurorisë së rregullt. Ka procedurë ejani të miratojmë ligj, ta miratojmë atë nen me të cilin zyrtarizohet e gjithë ajo që është në sferën e paditësit deri më 30.06.2017 të ngritura në kuadër të gjykatave. Atëherë vendosën në atë mënyrë dhe thoshin se kjo është në rregull, se kjo është sipas Ligjit dhe Kushtetutës. Sot, në propozimin e ri kërkojnë nga ne që në proceset në të cilat po vijojnë të sjellim nen me të cilin në mënyrë praktike do të legalizohet ajo që është bërë në mënyrë të paligjshme dhe jokushtetuese”, tha Mickoski.
Kjo, precizon, ishte transferimi i rasteve të PSP-së në prokurorinë e rregullt, në mënyrën në të cilën ata e bënë.
Paralajmëroi se VMRO-DPMNE-ja do të vazhdojë të marrë pjesë në grupet e punës dhe shtoi se do të bashkëpunojnë për gjithçka që është në interes të qytetarëve.
Sa i përket paralajmërimit se edhe prokurori publik Lubomir Jovevski do të marrë pjesë javën e ardhshme në debatin publik dhe për pohimin e tij se propozimi është i mirë, Mickosksi tha se është normale Joveveski të thotë se tani ligji është i mirë pasi për këtë ka marrë instruksione nga Medarski.