Mickoski: VMRO mbetet në qëndrimin e njëjtë për votimet online në Kuvend

Mickoski: VMRO mbetet në qëndrimin e njëjtë për votimet online në Kuvend

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski u ka bërë thirrje liderëve të partive relevante në Maqedoninë e Veriut të organizojnë takim në të cilën do të diskutohet për çështje të rëndësishme siç është problemi me Bullgarinë, regjistrimin, ekonominë, arsimin. Ai tha se takimet duhet të thirren nga kryetarët e partive dhe jo nga shefi i shtetit.

Për komentin e ministri të Punëve të Jashtme Bujar Osmani se lideri i VMRO-së, spekulon se ka kërkesë për marrëveshje të re, Mickoski tha se pret më tepër kulturë politike nga shefi i diplomacisë, duke shtuar se i qëndron deklaratës se është biseduar për marrëveshje të re e cila do të nënkuptonte edhe ndryshimin e Kushtetutës së vendit.

Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së

“Nuk besoj se Bullgaria do ta bllokojë Maqedoninë dhe i inkurajojë që mos ta bëjnë këtë. Si VMRO-DPMNE i ftojmë liderët e partive relevante politike të bisedojmë për të gjitha çështjet kryesore, për bisedimet me fqinjin tonë lindor, për regjistrimin, për ekonominë, për debaklin në arsim dhe të dalim me zgjidhje të përbashkëta”

Në lidhje me insistimin e Qeverisë që Kuvendi të vazhdojë punë online, posaçërisht ata deputetë të cilët janë në izolim, Mickoski ka thënë se Kushtetuta është shumë decime si duhet të jetë votimi në Kuvend dhe nuk lëvizin nga ky qëndrim.

Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE

Nëse dikush mendon se me shumicë të tillë parlamentare siç e kanë tani do të bëjnë teror mbi qytetarët, plaçkitin dhe rrënojnë Maqedoninë, këtë ne nuk do ta lejojmë, në mënyrë siç mendojnë me seanca elektronike.

I pyetur nëse do të votojnë në Kuvend, masat e reja të propozuara nga Qeveria, ai tha se ata nuk i kanë parë se për cilat masa bëhet fjalë dhe se fillimisht duhet t’i shohin dhe pastaj të vendosin nëse do t’i votojnë ose jo.