Alsat 2019-09-11T13:24:17+02:00
Kryetari i opozitës maqedonase Hristjan Mickoski në një konferencë për shtyp rreth mosmarrëveshjes së mbrëmshme për Prokurorinë Speciale Publike, përgënjeshtroi kryetarin e qeverisë Zoran Zaev, ku 2 orë më parë në një konferencë për shty akuzoi opozitën për dështimin e kësaj marrëveshjeje. Mickoski tha se Zoran Zaevi 2 orë më parë tha vetëm gënjeshtra, “të gjitha ato që tha Zaevi janë gënjeshtra dhe e vetmja gjë është spostimi i vëmendjes së opinionit publik”, tha Mickoski. Ai theksoi si ai dhe partia e tij shkoi në atë mbledhje me qëllime serioze dhe se duan të të informojnë publikun për atë që ndodhi vërtet mbrëmjen e djeshme. “E vërteta është se lufta e vetme e Zoran Zaev dhe e familjes së tij dhe njerëzve të tij është mbrojtja e kriminelve. Ai donte të merrte kontrollin e gjithë drejtësisë, kontrolli i duhet për të kontrolluar “Reketin 1, Reketin 2 edhe 3”. Të gjitha krimet e tij, po ashtu edhe aferat korruptive të Rashkoskit. Por për këtë ne nuk kemi marrëveshje, për këtë nuk arritëm një marrëveshje. Në këtë mënyrë Zaevi bleu dhe pak muaj kohë, por koha do të vij shumë shpejt edhe për të, tha ndër të tjera Mickoski.
Loading…