Alsat 2019-04-04T20:15:06+02:00
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski sot realizoi takim me banorët e komunës Zërnovci.
Ai theksoi se qytetarët përballen me padrejtësi të mëdha të cilat ua bën qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaevi.
Mickoski para të pranishmëve e komentoi edhe deklaratën e djeshme të Zaevit dhe kërkoi që së pari Zaevi t’i kthejë 8.5 milionë eurot nga Global, ndërsa pastaj edhe ato një euro për Vicen një euro për kishën të cilat i kërkonte në video incizimin, e atëherë do të fotografohet me të, e deri më atëherë do t’i mbetet vetëm që të gëzohet me fotografinë me Ciprasin.
Ndryshe, Zaev dje në konventën e LSDM-së për zgjedhjet presidenciale tha se do të fotografohej, gjegjësisht do të bënte “selfi” me Mivkoskin, ashtu siç bëri me kryeministrin grek Cipras, vetëm nëse Mickoski heq dorë nga politika paraardhësit të tij Gruevski.
Mickoski gjatë vizitës në Zërnovci gjithashtu kërkoi nga qytetarët që më 21 prill të japin mbështetje për kandidatin për kryetar të Republikës së Maqedonisë nga VMRO-DPMNE-ja Prof.dr Gordana Siljanovska Davkova.
Loading…