4 Mars 2019 / 21:26
Kryetari i VMRO-DMNE-së Hristijan Mickovski sot ka takuar ndihmës-sekretarit e ardhshëm amerikan të shtetit për Evropë dhe euroazi, Filip Riker. Mickoski në profilin e tij në Faccebok ka shkruar se me Rikerin kanë biseduar për situatën aktuale në vend, për gjendjen ekonomike dhe politike të vendit. Mickoski mes tjerash gjithashtu thekson se ka shprehur shqetësimet deri tek ndihmës-sekretari i ardhshëm amerikan në lidhje me keqpërdorimet e pushtetit.
“I bëra me dije se autoritetet në këto momente po kryejnë keqpërdorime të institucioneve, akuza të porositura, paraburgime dhe gjykime. Gjithashtu e njoftova se qeveria po kryen shkelje serioze në sundimin e shtetit të së drejtës dhe sundimin e ligjit, dhe se kjo e kufizon shtetin në përmbushjen e prioriteteve strategjike dhe se i kthen prapa proceset demokratike”, ka shkruar mes tjerash lideri i opozitës, Hristijan Mickovski.
Loading…