Shtetin po e fusin në zonën e kuqe të borxheve.
Për vetëm tre muaj qeveria e LSDM-së e rriti borxhin publik për një miliardë euro. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave deri në tremujorin e dytë të vitit 2020 borxhi publik është 59,5%, përderisa borxhi shtetëror 50,7%, që në krahasim me tremujorin e kaluar më shumë se 8,9 pikë procentuale.
Janë shpenzuar një miliardë të reja, por autostradë të re, kopshte të reja, shkolla, spitale nuk ka. Por, ka zgjedhje kriminale dhe ryshfet masiv.
Këto para me të cilat na fusin në borxhe të gjithë neve, janë paratë të cilat janë shpenzuar për korruptim për zgjedhje, sepse asgjë tjetër nuk është ndërtuar. Shumë lehtë mund të shihen efektet nëse qëllimi i vërtetë i tyre ishte përballja me pasojat nga korona.
Sot është më keq në krahasim me prillin kur paralajmërova për tre skenarë të mundshëm në ekonominë maqedonase. Ja i pari po përmbushet.
Na presin kohëra të vështira në ekonominë maqedonase.
Hristian Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së
Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së