Mickovski: T’i japim kartonin e kuq Zoran Zaevit

VMRO-DPMNE-ja po mban konventën për zgjedhjen e kandidatit për president. Në garë janë 9 kandidatë, por beteja më nxehtë mbetet mes deputetit Vllatko Gjorçev dhe profesoreshës, Gordana Siljanovska. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski para takimit ka deklaruar se VMRO-ja sot do ta zgjedh presidentin e ardhshëm të Maqedonisë

Jam i bindur se kryetari i Maqedonisë do të jetë ai i VMRO-DPMNE-së dhe i gjithë atyre që e mbështesin atë kandidat. Maqedonia sot do ta fitojë kryetarin e ri, respektivisht kjo është faza e parë e kryetarit të ri të Maqedonisë”. – theksoi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së

Profesoresha Gordana Siljanovska, kërkoi mbështetjen e delegatëve për ta kthyer siç tha dinjitetin e Maqedonisë.

Paramendoni dikush tani pas 75 viteve të ju thotë patjetër ta ndryshoni emrin sepse qëllimi është NATO dhe EU dhe ju të pranoni se kjo nuk ndikon në identitetin tuaj. Tmerr. Identiteti është në pyetje. Identiteti është në mbiemër dhe në këtë duhet ta potencojmë”. – tha Gordana Siljanovska, Profesoreshë

Deputeti Vllatko Gjorçev kërkoi besimin e delegatëve në konventë, duke shtuar se din si të fitojë në zgjedhjet presidenciale.

Ma jepni mundësinë e dhe ju besoj dhe garantoj se do ta fitojmë LSDM-së shumë bindshëm. Votoni për fituesin që e din se çfarë janë zgjedhjet. Ju lutem mos më mbani peng. Nëse ma jepni besimin, unë asnjëherë nuk do t’ju zhgënjej”. – u shpreh Vllatko Gjorçev, VMRO-DPMNE

Në konventën e VMRO-së janë caktuar 551 delegatë. Që kandidati të fitojë në votimin e parë i nevojiten të paktën 184 vota. Në rast se kandidati nuk caktohet në votimin e parë, votimi i dytë zhvillohet mes dy kandidatëve. Fitues shpallet kandidati që merr 1/3 e votave.

Adrian Kerimi

Loading…

TAGS