15 Tetor 2018 / 14:16
Ekspertët vlerësojnë se migrimi ilegal është një nga sfidat më të mëdha me të cilët po përballet vendi. Profesori, Tërpe Stojanovski theksoi se migrimi i rritur ilegal, respektivisht kontrabanda me migrantë, tregtia me njerëz, tregtia ilegale e drogës dhe armëve paraqesin rreziqe për sigurinë e brendshme. Profesori, Blerim Reka tha se ndërkohë shumë shtetas të Maqedonisë vazhdojnë të kërkojnë azil në vendet e BE-së.
Sa i përket RM-së, viti 2018 sipas statistikave të BE-së identifikohen shumë më shumë lëvizje të migrantëve jo të rregulltë që numëron në mënyrë dramatike është rritur në periudhën e gushtit të këtij viti. Në periudhën paraprake janë evidentuar 2277 migrantë jo të rregulltë, këto janë zbuluar ndërsa numri real është me siguri më i madh, në gusht të këtij viti janë detektuar 4272.” – u shpreh Tërpe Stojanovski, Profesor universitar
Me të ashtuquajturën “Pre Dublin Check” parashikohet që vendet anëtare të BE-së të mos e zbatojnë Rregullativën e Dublinit nëse personi që kërkon azil vjen nga shtet i sigurtë dhe nëse i garantohet siguri në ndonjë shtet të tretë. Pikërisht muajin e fundit në vendet e BE-së janë regjitruar 3049 kërkesa të reja për azil nga qytetarë të Republikës së Maqedonisë, 919 janë në të ashtuquajturën “Pending Procedure” ose në pritje.” – u shpreh Blerim Reka, Profesor universitar
Sipas Ministrisë së Brendshme, mënyra me e mirë për menaxhimin e ndonjë valë të re emigrantësh do të ishte përmes politikës së përbashkët rajonale.
Duhet të jemi të vetëdijshëm se duhet të jemi të përgatitur, më mirë të organizuar dhe në rast se përballemi me sfidë të madhe, nuk do të kemi arsyetim të tipit se jemi të befasuar dhe se punët ndodhën përnjëherë, sepse tashmë kemi periudhë të mjaftueshme kohore.” – theksoi Magdalena Nestorovska, Sekretare shtetërore në Ministrinë e Brendshme
Këto komente u bënë në prag të hapjes së Kapitullit 24- Drejtësia, liria dhe siguria, në kuadër të Procesit të verifikimit, të njohur si Skrining me BE-në muajin e ardhshëm.
Anesa Salihu