Mihal Kokëdhima shtrohet me urgjencë në spital sapo mësoi se i shembën restorantin

Mihal Kokëdhima shtrohet me urgjencë në spital sapo mësoi se i shembën restorantin

Pas shembjes së biznesit në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Burimet thonë për lapsi.al se ai është shtruar me urgjencë në spitalin e Vlorës pasi ka marrë vesh lajmin e ndërhyrjes së Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Ndërtimit në restorantin ‘Panorma’.

Gjendjen e rëndëuar të Kokëdhimës e konfirmon edhe një i afërm i tij, i cili foli sot paradite për mediat. I afërmi ndër të tjera ka deklaruar se Mihal Kokëdhima i kishte bërë dokumentet dhe e kishte dërguar objektin për legalizim.

Për më shumë se 15 vite Mihal Kokëdhima operonte pa leje në atë zonë. Ishin rreth 2 mijë metra katror tokë ku ishte bërë ndërtimi pa leje; restorant dhe dhoma hoteli.

Po kështu i afërmi i Koco Kokëdhimës shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme edhe plazhin aty pranë.

Kjo histori u bë e njohur për publikun pasi Mihal Kokëdhima terrorizoi një grup turistësh spanjollë.