Mijalkov ndjehet i pafajshëm, kërkon që presidenti të mos e fal

Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov e ftoi presidentin e shtetit, Gjorgje Ivanov që t`i tërheq vendimet për ndërprerjen e procedurave penale që kanë të bëjnë me të.

Ai është i bindur në qëllimin e mirë të Ivanovit dhe theksoi se ka punuar në mënyrë të ndershme dhe të vetëdijshme në interesin e sigurimit të qytetarëve.

“Procedurat që Prokuroria Speciale Publike i nisi ose ka për qëllim që t`i nis kundër meje, nuk kanë asnjë bazë juridike dhe thjeshtë bazohen në një hetim politik në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjet”, theksoi Mijalkov.

Ai është i bindur se nuk ka bërë asgjë të paligjshme.

“Jam i bindur se presidenti Ivanov ka pasur qëllime të mira, por në emrin tim personal e ftoj që t`i tërheq vendimet për ndërprerjen e procedurave që kanë të bëjnë me mua”, theksoi Mijalkov.