Alsat 2020-02-27T11:17:15+01:00
Me dëshminë e ish shefit të policisë sekrete Sasho Mijallkov sot në Gjykatën penale ka vazhduar gjykimi për rastin “Monstra”, që ka të bëj me vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës me 12 prill të vitit 2012.
Mijallkov sipas dëshmisë ka mësuar për ngjarjen 30 minuta pas vrasjes. Rastin e ka udhëhequr Byroja për Siguri Publike (BSP) derisa Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) ka ndihmuar në dhënien e informatave.
“DSK-ja ishte e kyçur në rolin e grumbullimit të informatave në bazë të njohurive operative. Për këtë rast ishin të angazhuara të gjitha resurset e DSK-së dhe BSP-së”, ka sqaruar Mijallkov në pyetjen e prokurores Fatime Fetai.
Pas Mijallkovit për këtë rast gjatë seancës së sotme duhet të dëshmojnë edhe Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti.
Loading…