Alsat 2020-04-06T16:42:10+02:00
Mjeku specialist në Klinikën Infektive, Dr. Vlladimir Mikiç gjatë konferencës për shtyp në Qeveri theksoi se ekipet e mjekëve specialist në vendin tonë po ndjekin vazhdimisht studimet shkencore në lidhje me sëmundjen Covid-19. Mikiç komentoi edhe studimet që ndërlidhin vaksinën e BCG me rezistencën e sistemit imunitar kundrejt virusit të ri korona.
“Është e vërtetë se ekzistojnë disa informacione paraprake që personat që kanë marrë vaksinën BCG, siç është rasti me rajonin dhe Ballkanin dhe Maqedoninë e Veriut ku ende jepet një dozë me BCG vakcinë. Mendohet se si imuno modulator kjo vaksinë mund të ndikojë në rezistencën e trupit kundrejt koronavirusit të ri, respektivisht kundrejt sëmundjes Covid-19. Gjithsesi bëhet fjalë për fazë të hershme nga këto hulumtime që të mundemi të vijmë në një përfundim ose tqë ta sugjerojmë si masë për përdorim masiv. Ka indikacione, siç ka edhe për tretmanët që po përdoren, por megjithatë është larg të qenurit dëshmi definitive. Ne si infektologë ndjekim të gjitha studimet shkencore dhe masa të institucioneve referente”, tha Mikiç.
Lexo: A ndihmojnë vaksinat që kemi marrë kundër koronavirusit?
Lexo: Vaksina shekullore mund të jetë “armë” kundër koronavirusit
Lexo: Vendet që kanë vaksinën e tuberkulozit të detyruar kanë më pak raste vdekjesh
Lexo: Vaksina kundër tuberkulozit po testohet kundër koronavirusit
Loading…