Alsat-M 2019-06-24T11:23:30+02:00
Ministri i Punëve të jashtme i Hungarisë, Peter Siarto sot do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut.
Siarto do të takohet me zv/kryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani, ndërsa është parashikuar që së bashku të mbajnë pres konferencë.
Nuk bëhet e ditur nëse Ministri Siarto do të shpërndajë detale për azilantin nga Maqedonia, ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.
Siarto në vitin 2016 ishte pjesëmarrës në njërin nga mitingjet e VMRO-DPMNE-së në Shtip, me çka kishte mbajtur fjalim në gjuhën maqedonase.
Loading…