Milan befason Lazion, i shënon tri gola në udhëtim dhe qartëson gjërat për titullin e radhës së Juventusit

Milan befason Lazion, i shënon tri gola në udhëtim dhe qartëson gjërat për titullin e radhës së Juventusit

Milan i ka bërë  një dhuratë të madhe skuadrës së Juventus.

‘Rosoneri’ kanë mposhtur Lazion me rezultatin 0:3, rezultat ky që për shumëkë ishte i befasishëm.

Milan kaloi në epërsi qysh në minutën e 23’, me golin e Hakan Calhanoglu.

Goli i dytë në këtë takim erdhi nga veterani Zlatan Ibrahimovic, i cili në minutën e 34’ u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për 2:0.

Në pjesën e dytë, skuadra e Stefano Pioli arriti të gjente golin edhe një herë, duke shënuar me anë të Ante Rebic, atëherë kur luhej minuta e 59’.

Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e 46 pikëve për pozitën e gjashtë, duke u afruar në vetëm dy pikë me Romën, për pozitën pesë që dërgon direkt në Ligën e Evropës.

Lazio mbetet në kuotën e 68 pikëve, tashmë me shtatë pikë më pak sesa Juventus që janë në krye të tabelës.