Milan e nis me fitore para tifozëve, mposht Brescian minimalisht

Milan e nis me fitore para tifozëve, mposht Brescian minimalisht

19:53 |

Skuadra e Milan ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri të Serie A, duke grumbulluar kështu pikët e para.

Para tifozëve të saj, në ‘San Siro’, Milan ka arritur që të shënoj fitore përballë Brescias, me rezultatin minimal 1:0, shkruan lajmi.net.

Ishte minuta e 12’ kur mesfushori turk, Hakan Calhanoglu shënoi golin e vetëm në këtë përballje, për t’i siguruar kështu tri pikët skuadrës së Giampaolo.

Kjo është fitorja e parë e Milan në këtë edicion të ri në Serie A, pasi në xhiron paraprake ishte mposhtur nga Udinese.

Kështu, pas dy xhirove të luajtura, Milan numëron tri pikë. /Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

19:59 |

TAGS