Milan ende shpreson për Modric

Milan ende shpreson për Modric
10:08 | 17 Korrik 2019

Milan është gati të hidhet në sulm nëse Real Madrid vendos të shesë Luka Modric këtë verë, pretendon Sky Sport Italia.

Fituesi i Topit të Artë ka kontratë deri në fund të këtij sezoni dhe gjigandët spanjollë nuk dëshirojnë të vazhdojnë me të.

Sipas ekspertit të transferimeve Gianluca Di Marzio, agjenti Vlado Lemic ishte sot në zyrat e Milanos për të diskutuar situatën dhe për të vepruar si ndërmjetës, transmeton lajmi.net.

Modric mbush 34 vjeç në shtator dhe do ishte një nënshkrim i duhur për ‘Rossonerët’, që u përjashtuan nga Liga e Evropës për shkak të shkeljes së Fair Play Financar.

Ai gjithashtu te Milan do ta gjente legjendën kroate Zvonimir Boban.

Një arsye tjetër pse ky transferim mund të ndodhë është marrëdhënia e mira që kanë të dyja klubet mes vete. /Lajmi.net/

TAGS