Milan kërkon transferimin e të ‘dëshpëruarit’ te Barcelona

Milan kërkon transferimin e të ‘dëshpëruarit’ te Barcelona
Tash esht Koha

Milan po planifikon të hyjë seriozisht në garë për sulmuesin e Barcelonës, Malcom

Reprezentuesi brazilian është i gatshëm të largohet nga ‘Camp Nou’, pas një sezoni dëshpërues në fanellën e kampionëve të La Ligas.

Malcom te Barcelona është transferuar verën e kaluar nga francezët e Bordeaux, ku ka arritur të regjistrojë vetëm 775 minuta.

Dëshira e tij për të pasur më shumë minuta në dispozicion, ka shtyrë që edhe vetë 23 vjeçari ta mendojë largimin.

Mediet në Itali raportojnë se Milan mund të shfrytëzojë këtë situatë, për të sjellë Malcom në ‘San Siro’.

Për shërbimet e tij ka pasur interesim edhe nga Premierliga, ku përmendej skuadra e Tottenhamit dhe Arsenalit./Lajmi.net/

[embedded content]

Tash esht Koha
TAGS