Milan mund ta huazojë yllin e Barcelonës

Milan mund ta huazojë yllin e Barcelonës
18:30 | 22 Korrik 2019

Skuadra e Milan ka një mundësi të mirë që të kryej një lëvizje të madhe gjatë kësaj merkatoje.

‘Rosoneri’ po synojnë të përforcojnë skuadrën dhe të synojnë rikthimin në Ligën e Kampionëve pas një kohe shumë të gjatë.

Sipas ‘France Football’, skuadra e Milan mund ta huazojë yllin e Barcelonës, Jean Clair Todibo, transmeton lajmi.net.

19 vjeçari do të fitonte një eksperiencë të madhe në ‘San Siro’, për tu rikthyer dhe konkurruar me qendër mbrojtësit e kampionëve të La Liga.

Todibo iu bashkua skuadrës së Barcelonës nga Toulouse në janarin e këtij viti, për shumën e 1 milion eurove.

Që atëherë, lojtari ka regjistruar vetëm dy paraqitje me skuadrën e Barcelonës, në kuadër të La Ligas. /Lajmi.net/

TAGS