Milan: Rikthehet Silva, largohet Cutrone
09:10 | 06/22/2019
Sky Sport Italia raporton se Milan mund të mbajë në skuadër Davide Calabrian dhe Suson, ndërsa Andre Silvas do t’i jepet një mundësi e re para Patrick Cutrone, me këtë të fundit që mund të largohet.
‘Rossonerët’ tani kanë filluar të lëvizin në tregun e transferimeve, pasi kanë emëruar drejtor sportiv Ricy Massara.
Eksperti i merkatos në Itali, Gianluca Di Marzio, raporton se ‘Rossonerët’ të premten kanë pasur një takim me agjentin e Cutrones, Donato Orgnonin, duke i bërë të ditur se do të ishin të gatshëm ta shisnin sulmuesin nëse pranojnë ndonjë ofertë prej 25 milionë euro.
Interesim për Cutrone në këto momente, ka nga Fiorentina, që për trajner ka të angazhuar Vicenzo Montellan.
Sa i përket Silvas, thuhet se trajneri i ri i Milanit, Marco Giampaolo, është gati t’i dorëzojë një shans të ri portugezit, që sezonin e fundit ishte i huazuar te Sevilla./Lajmi.net/