Milan zbulon fanellat e reja për edicionin e ardhshëm

Milan zbulon fanellat e reja për edicionin e ardhshëm

Skuadra italiane, Milan, ka zbuluar fanellat e reja për edicionin e ardhshëm në Serie A.

‘Rossonerët’ janë kthyer në stilin klasik të fanellave duke sjellë një dizajn shumë të bukur.

Fanellat e reja do të jenë me vijat e kuqe dhe të zeza, të ngjashme sikur ato të vitit 2011-12, si dhe ato të 98/99, përcjell lajmi.net.

Gjithashtu, jakat do të jenë rrethore, për dallim nga sezoni i kaluar, kur ishin në formë V. Të poshtmet do të jenë të bardha, me çorapet e bardha.

Për të reklamuar fanellën e re ishin zgjedhur Alessio Romagnoli, Krzysztof Piatek, Lucas Paqueta dhe Suso.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell fanellat e reja të Milanos. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS