Milani fillon bisedimet me Donnarummas për rinovim kontrate

Raportohet se Milani ka filluar bisedimet me portierin Gianluigi Donnarumma për kontratën e re.

Sipas Sport Mediaset, agjenti i lojtarit Mino Raiola ka raporte fantastike me drejtorin e klubit Leonardo, për dalim me të mëparshmin Massimiliano Mirabelli.

Është duke u menduar një vazhdim i kontratës deri në vitin 2024, ku lojtari do të marrë në rrogë në vlerë gjashtë milionë euro.

Gianluigi Donnarumma gjatë ndeshjes Milan-Napoli në San Siro (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

20-vjeçari është kritikuar në fillim e sezonit për formën e mirë, por tani ai ka gjetur anën e tij më të mirë dhe këtë e tregojë statistikat. Ai ka pranuar vetëm tri gola në 11 ndeshjet e fundit të Milanit.

Kuqezinjtë aktualisht renditën në vendin e tretë me 48 pikë, një më shumë se Interi një pozitë më poshtë.

Lexo po ashtu:

Gjatë verës për lojtarin kishin shfaqur interesim shumë klube të mëdha evropiane, por klubi nga Milano i refuzoi të gjitha.

Italiani është prodhim i akademisë kuqezi, ndërsa për ekipin e parë debutoi në vitin 2015. /Telegrafi/

TAGS