Milani fiton në vazhdime ndaj Sampdorias dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë

Milani fiton në vazhdime ndaj Sampdorias dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë

Milani fitoi me rezultat 0-2 si mysafir i Sampdorias në 1/8 e finales së Kupës së Italisë.

Kuqezinjtë ishin më të mirë dhe vazhdimi në çerekfinale ishte i merituar për skuadrën nga qyteti i Milanos.

I pari që rrezikoi portën kundërshtare ishte Hakan Calhanoglu (20′) por gjuajta përfundoi jashtë, ashtu si ajo e Gonzalo Higuain në minutën e 43-të.

Karol Linetty në tentim për t’iu shmangur lojtarëve të Milanit, përfshirë Lucas Paquetan që debutoi me fanellën kuqezi (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Një minutë më vonë rast të mirë kishte Samu Castillejo, i cili nuk shënoi nga afër me kokë pas krosimit nga Ignazio Abate.

Në pjesën e dytë provoi Gaston Ramirez (60′), por uruguaiani gjuajti jashtë. Në vazhdim Milani kërkoi golin nëpërmjet Calhanoglut (70′), Lucas Paqueta (73′) dhe Higuain (75′), por nuk arritën golin.

Në fundin e pjesës së dytë vendasit tentuan diçka më shumë, së pari me anë të Fabio Quagliarellan (78′) dhe Albin Ekdal (84′). Por, asnjë nga skuadrat nuk arriti të shënojë gol në kohën e rregullt dhe kështu ndeshja shkoi në vazhdime.

‘Curva Sud’ krijoi një atmosferë të bukur në Luigi Ferraris (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 102-të erdhi dhe goli i parë në këtë takim, Patrick Cutrone shënoi pas asistimit nga Andrea Conti. Cutrone shënoi edhe golin e qetësisë në minutën e 108-të.

Kundërshtari i ardhshëm i Milanit në fazën tjetër do të mësohet me anë të shortit. /Telegrafi/

TAGS