Milani konsideron transferimin e Cucurellas

Talenti i madh spanjoll, Marc Cucurella ka përfunduar në radarin e gjigantit italian, Milanit.

Cucurella është momentalisht i huazuar te Eibari nga Barcelona, ku po zhvillon një super sezon.

20-vjeçari luan të gjitha pozitat në krahun të majtë dhe ka zhvilluar 22 ndeshje këtë sezon duke shënuar një gol dhe dy asistime.

Lexo po ashtu:

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që shumë klube evropiane të hedhin sytë nga ai për ta transferuar në verë.

Një nga klubet më të interesuara për të është Milani, që e do talentin fillimisht si huazim nga Barcelona.

Cucurella gjatë ndeshjes ndaj Real Madridit (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Në rast se nuk mund të marr në huazim, Milani është gati të paguajë edhe 10 milionë për shërbimet  e tij.

Cucurella është edhe një reprezentues i rregull i moshave të kombëtares së Spanjës, ndër pret ftesë edhe nga ekipi i parë. /Telegrafi/

TAGS