Milazim Kadriu i kthehet keq Agim Nuhiut: Nuk u frikësova nga autoblindat dhe helikopterat, e po i frikohem erës së parfumit tënd!

Milazim Kadriu ish punësuar në njësinë speciale EBR pranë MPB-së i revoltuar për mos acansimin e shqiptareve në këtë njësi, dje kishte shpehur pakënaqësitë e tij.

Mes tjerash ai kishte shkruar: “Ju bëj pyetje gjithë politikanëve? E qka kemi Ne qe nuk mundemi të vendosemi ne ata pozita ku shum mirë e dijnë ata se posti zv.Komandant në këtë njesi dhe shum njësi tjera janë të paraparë për komunitetin shqipëtar që nga viti 2004.

A pse quhem un Milazim e jo Millorad smund te avansohem apo aj tjetri Arben e jo Andrej e ki tjetri Bekim e jo Borçe, ç’është puna me juve o politikanë të paaftë, a skeni pak inatë, a skeni pak turp?? Pse na detyroni të tjetërsohemi ti ndrrojm edhe emrat vetëm se të arrijm në një vend ku e meritojm edhe si shqiptarë.

Un se bëj kurr se i kam parimet e mija, por po ka shum që po e bëjn sepse ju po i detyroni.Ministri historik i dështimeve Agim Nuhiu përveq mu duk mir para pasqyres,para tjerëve dhe që shërben si kukull më herët e vmros tash e lsdms nuk ka kurqfar funksioni tjetër në atë dikaster.Gzoni ata poste edhe pak se ka me ju ardh dënimi si nga populli ashtu edhe nga Zoti…”

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i MPB më konkretisht kuadrit të BDI-së, Agim Nuhiu, i cili sot Kadriut i ka dërguar kontrollin e brendshëm për ta dënuar atë, raporton Almakos.

” Paska reaguar zv.Ministri i MPB nlidhje me rastin e shkrimit tim ku shpreha mllefin dhe revolten kunder padrejtesive qe na behen vazhdimisht ne kete dikaster.Por ne vend qe ti perkushtohet punes dhe te permireson statusin diskriminues te punonjesve te vet, Ai me paska derguar kontrollin e mbrendshem qe te me hesht apo te me frigon ne njefar menyre.Nuk e din i gjori se un nuk ju kam friguar autoblindave,tanksave,helikoptereve, eres se barutit kur u dasht me ngrit zerin kunder padrejtesive ndaj popullit tim e po i frigohem eres se parfumit tend.O i nderuar ti ate pozit je tu e gzue fale deshmoreve,invalideve dhe ushtareve te UÇK’s dhe ne vend se te jeni mirnjohes ju mundoheni ne menyre tinzare t’na demtoni,veq ta dish se ka me ju zene haku jone shum shpejt.Ato te holla qe dot ua merrni femijeve tmij nga masa disciplinore uroj t’ju bleni femijve tu ilaçe.”, ka shkruar sot në një reagim Milazim Kardriu./Almakos