Miliona gra nuk e dijnë se djersitja e tepërt është shenjë e kësaj sëmundjeje

Miliona gra nuk e dijnë se djersitja e tepërt është shenjë e kësaj sëmundjeje

Miliona gra mund të mos jenë të vetëdijshme se djersitja e tepërt është një nga simptomat kryesore të një sulmi në zemër.  Hulumtimet kanë treguar se përafërsisht 180.000 njerëz në Britaninë e Madhe pësojnë sulm në zemër dhe nuk trajtohen. Prej tyre, vetëm 57% e kanë ditur se djersitja është një nga simptomat e këtij çrregullimi, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

“Ekziston një konceptim i gabuar në lidhje me simptomat e një sulmi në zemër”, tha Sarah Brewer, pjesëmarrëse e hulumtimit. “ Kjo mungesë e informacioneve mund t’iu kushtojë njerëzve me jetë’, shtoi ai.

Dhimbja e krahrorit është një nga shenjat e një sulmi ne zemër. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se edhe kollitja dhe frymëmarrja e vështirësuar janë shenja të këtij problemi.

Ky çrregullim zakonisht i prekë njerëzit të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike të zemrës nga shtypja e lartë e gjakut si dhe nga diabeti.

Shumica e grave mendojnë se vetëm meshkujt janë të rrezikuar nga ky çrregullim, mirëpo sipas shkencëtarëve dhe studimeve të fundit simptomat dhe probabiliteti i prekjes nga sulmi në zemër është i njëjte si tek gratë ashtu edhe tek meshkujt. /Gazeta Express

TAGS