Miliona numra telefoni të përdoruesve të Facebook mund të jenë ende të ekspozuar në internet

Miliona numra telefoni të përdoruesve të Facebook mund të jenë ende të ekspozuar në internet

Të dhënat e shkruara dhe numrat e telefonave të përdoruesve të Facebook, mund të jenë të ekspozuara në internet.

Duke u bazuar në një raport të fundit nga “CNET”, të dhënat të cilat përmbajnë numrat e telefonave të përdoruesve të Facebook, gjenden në internet dhe që lehtë mund të keqpërdoren.

Po ashtu, edhe të dhënat të cilat janë të lidhura me profile të tjera, janë të ekspozuara në internet.

Bazat e të dhënave të pambrojtura përmban më shumë se 400 milionë regjistrime në Facebook, raporton “The Verge”.

“CNET’, kanë folur me studiuesin e sigurisë në Britani Elliot Murray, raporton se provat e tanishme të të dhënave të numrit të telefonave del se janë fshirë nga bazat e të dhënave të mëhershme. Është e paqartë se kush e zotëron secilën bazë të të dhënave, por Facebook ka konfirmuar se këto të dhëna janë hedh me një server tjetër.

TAGS