Alsat-M 2019-09-12T12:15:19+02:00
“Zaev ka paralajmëruar se dhjetë ditë e ndajnë Katica Janevën nga burgu i Shutkës dhe do të transferohet në burgim shtëpiak. Si ka mundësi që kryeministri i di paraprakisht vendimet e gjyqit para se të njejtët të shqiptohen” – ka pyetur Milloshovski duke shprehur qëndrim pas takimit të liderëve.
Ai udhëzoi se qeveria fillimisht është pajtuar që opozita të propozon shefin e ri të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, mirëpo kur u është kërkuar që rasti “Reket” ti kalojë Prokurorisë, bisedimet dështuan.
“ËShtë i qartë bashkëpunimi mes qeverisë, prokurorisë, gjykatave dhe Katica Janevës. Qeveria do të bëjë që rasti “Reket” mos të bie në duart e prokurorëve të pavarur” – ka theksuar Milloshovski./Alsat
Loading…