Milot Rashica dhe e fejuara e tij nisin pushimet në Maldive

Milot Rashica dhe e fejuara e tij nisin pushimet në Maldive
13:44 | 18 Qershor 2019

Pas shumë angazhimeve në futboll, Milot Rashica ka nisur pushimet.

Milot Rashica përmes rrjeteve sociale ka sjellë imazhet e para nga pushimet me të fejuarën, Belkiz Kera, shkruan lajmi.net.

Futbollisti dhe e fejuara e tij si destinacion kanë zgjedhur ishujt Maldive, ndërsa po i shijojnë në maksimum këto pushime.

Për ndryshe, Rashica javët e fundit ka qenë shumë i komentuar në shtyp, kjo për shkak të ndeshjes së përfaqësueses së Kosovës kundër Bullgarisë, ku realizoi një gol. /Lajmi.net/

TAGS