Mbrëmë në Muzeun e Arteve Bashkëkohore u shënua “Festa e mesvjeshtës” kineze, ku mysafirët i përshëndetën ambasadorja e RP të Kinës, Shkëlqesia e saj, Jin Lisjen dhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi, i cili me këtë rast theksoi se Republika e Maqedonisë në vitin 2019 do të jetë nikoqire e Forumit ministror për bashkëpunim kulturor ndërmjet RP të Kinës dhe vendeve tjera të Evropës Qendror dhe Lindor…
“Nëpërmjet Qendrës koordinuese, sikurse edhe deri tani do të bëjmë përpjekje që në mënyrë sa më efikase të lehtësojmë komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve nacionale kulturore nga RP e Kinës, Republika e Maqedonisë dhe vendeve të EQL si dhe të dizajnojmë instrumente për lidhje, komunikim dhe bashkëpunim më të mirë”, theksoi ministri Ademi.
Këtë ngjarje e organizoi Ministria e Kulturës përmes Qendrës koordinuese për bashkëpunim kulturor ndërmjet Kinës dhe vendeve të Evropës Qendror dhe Lindore, në bashkëpunim me Institutin “Konfucij” pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” dhe me Ambasadën e RP të Kinës.
Data 25.04.2024
Aktuale
- Qoku: Ne do fitojmë, sepse nijetin e kemi të mirë!
- Sela: Arben, kthehu tani në profesionin e mjekut
- Numërohen 100% e votave në komunë e Bogovinës
- Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas
- Kovaçevski: Është e qartë se njerëzit na ndëshkuan, presim rezultate më të mira në raundin e dytë
- Pas Kiarës, Luizi bën urimin e veçantë për Nëna Letën
- Mickoski: Urova Taravarin për rezultatin, të mos lejojmë BDI në rrethinë e dytë të bëj rezultat të mirë
- Pendarovski: Vazhdojmë garën, fillojmë nga zero