Ministri Ademi ka zhvilluar takimin e parë të Këshillit të ministrit të Kulturës

Ministri Ademi ka zhvilluar takimin e parë të Këshillit të ministrit të Kulturës

Dje në Ministrinë e Kulturës është mbajtur takimi i parë i përbërjes së re të Këshillit të ri të ministrit të Kulturës, Asaf Ademi. Kryetar i këtij trupi këshillëdhënës të ministrit është Ismail Bardhi. Anëtarë të Këshillit janë zgjedhur: Gjyner Ismail, profesor i filozofisë, prof. dr. Mirosllav Gërçev, profesor i rregullt i Fakultetit Arkitektonik pranë Universitetit Shën Qirili dhe Metodi; Petar Arsovski, aktor i diplomuar; prof. dr. Vlladimir Millçin, profesor i Arteve Dramatike (në pension); Mr. Vesna Illkova-Ginovska, profesoreshë me korrespodencë në Fakultetin e Arteve Muzikore pranë Universitetit Shën Qirili dhe Metodi; Zoja Buzalkovska, profesor Arif Ziberi, artist – muzikant; Anton Sereçi, gazetar – publicist; Romir Imami, artist; Ali Pajaziti, profesor i Filozofisë; Nexhmedin Bajrami, filolog; Mirushe Hoxha, filologe; dr. Aleksandar Prokopiev, profesor i letërsisë komparative dhe Jovan Ballov, artist i artit figurativ.

Anëtarët e Këshillit i emëron ministri i Kulturës, nga radhët e artistëve të shquar, ekspertë nga sfera e kulturës dhe nga jeta publike dhe shoqërore, sipas parimit të kompetencës dhe përfaqësimit të drejtë të qytetarëve që u përkasin të gjitha bashkësive.

 

Sipas Ligjit të kulturës, roli i Këshillit është ministrit t’i japë mendim për kompetencat e tij ligjore. Këshilli thirret me kërkesë të ministrit, kurse mandati i anëtarëve zgjatë sa mandati i ministrit.