Ministri Ademi në vizitë pune në Berlin

Ministri i Kulturës Asaf Ademi është në një vizitë pune në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë, ku në kuadër të edicionit të 69-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin do të marrë pjesë në premierën botërore të filmit të ri maqedonas „Perëndia ekziston, emrin e ka Petrunija“ të Teona Strugar Mitevska.

Në kuadër të vizitës, ministri Ademi do të realizojë takime pune me kryetaren dhe me drejtorin ekzekutiv të „Eurimazh“, Katerine Trautman dhe Roberto Ola, me Matis Vouter Nol, drejtor i Tregut Evropian të Filmit i cili është njëri nga tre tregjet më të mëdha të filmit në botë, si dhe me Lusia Rikalde, udhëheqëse sektori e Evropës Kreative – Medie të Komisionit Evropian pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrjetit të Komunikimit, Përmbajtjes dhe Teknologjisë. Ministri i Kulturës, Ademi, për mundësitë për promovimin e artit të filmit maqedonas në kornizat botërore, do të bisedojë edhe me Herold E. Tretenbrein, udhëheqës sektori i Evropës Kreative – Medie në EACEA – Agjencinë Ekzekutiv për Arsim, Arte Audiovizuele dhe Kulturë të Bashkimit Evropian.

Përndyrshe, sivjet filmi „Perëndia ekziston, emrin e ka Petrunija“ u zgjodh në konkurrencën zyrtare të „Berlinales“ së sivjetëm, me çka pas pauzës 25-vjeçare, filmi maqedonas përsëri do të jetë në seleksionimin kryesor të festivalit të filmit të kategorisë А. Premiera e filmit është planifikuar për nesër më 10 shkurt. Sonte, në organizimin e Agjencisë për Film, do të mbahet dita Maqedonase, ku do të merrë pjesë edhe ministri i Kulturës Ademi.

Në festivalin e filmit „Berlinale“ Republika e Maqedonisë merr pjesë edhe në dy programe të tjera. Pra, aktori Bllagoj Veselinov është zgjedhur në programin „Yjet e filmit“ (Shooting Stars), ndërsa aktorja Sara Klimoska është pjesë e „Talentëve të Berlinit“.