Ministri Çulev përgatit dorëheqjen nga Qeveria teknike?

Ministri Çulev përgatit dorëheqjen nga Qeveria teknike?

Ministri teknik i MPB Naqe Çulev sipas burimeve të “Libertas” nesër do ta dorëzojë dorëheqjen e tij në kabinetin e kryeministrit teknik, Oliver Spasovski. Burime të afërta me Çulev thonë se vendimi për dorëheqje veç më është dorëzuar në Qeveri dhe se gjatë ditës së nesërme pritet të bëhet publike.

Çulev si shkak për dorëheqjen ka nënvizuar se solidarizohet me ministren e shkarkuar Rashella Mizrahi e cila u shkarkua nga dikasteri i punës dhe politikës sociale nga kryeministri teknik Oliver Spasosvki, për shkak të mosrespektimit të emrit kushtetues të shtetit.

Megjithatë të kontaktuar nga Alsat, nga VMRO-DPMNE-ja përgënjeshtrojnë informacionin duke theksuar se bëhet fjalë për lajm të rrejshëm.

“Strukturat kriminale të LSDM-së janë të frikësuar dhe referojnë lajme të rrejshme”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ndërkohë, Qeveria sot për herë të dytë anuloi vendimet e ministrit Çulev, të cilat siç njoftuan nga Qeveria nuk ka pasur të drejtë t’i miratoj pa pajtueshmërinë dhe nënshkrimin e zëvendësministres së brendshme plotësues Sllavjanka Petrovska.

Loading…