Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto vizitoi edhe selinë e VMRO-DPMNE-së ku u prit nga kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski. Pas takimit, Mickoski falënderoi Qeverinë hungareze dhe kryeministrin e këtij vendi, Viktor Orban, për reagimin e shpejtë ndaj kërkesës që ai tha se ua kishte bërë javën e kaluar për këtë ndihmë humanitare.
Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE
“Falënderojmë edhe kryeministrin hungarez Orban dhe ministrin e punëve të jashtme Petar Sijatra që është vizita e parë ndërshtetërore pasi u mbyllën kufijtë dhe arriti kulmi I pandemisë me korona. Në kushte të kufijve të mbyllura kjo është vizita zyrtare e një shteti anëtar të BE-së në këto kohëra të krizës. Falemenderit edhe reagimin e shpejtë të Qeverisë hungareze. Javën e kaluar realizuam komunikim dhe njoftova se nevojitet ndihmë dhe sot ajo ndihmë u realizua. Në takim me ministrin hungarez të punëve të jashtme biseduam për çështjet aktuale lidhur me pandeminë e koronës, shkëmbyem mendime dhe përvojë për menaxhim me këtë pandemi”
Sijatro tha se kjo ndihmë ka ardhur me thirrje të Mickoskit për të ndihmuar vendin me pajisje shëndetësore dhe shtoi se këtë mundësi u ka lejuar hapja e linjës së re prodhuese të maskave mbrojtëse që Hungaria e ka siguruar përmes Kinës.
Peter Sijarto , ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë
“Dua të shpreh falemenderim edhe kryetarit Hristijan Mickoski që më ftoi sot të vizitoj selinë e VMRO-DPMNE-së partinë tonë si motër. Qëllimi që jam këtu është thirja e Hristijanit javën e kaluar, ku theksoi se nevojitet ndihmë humanitare nga Hungaria që të tejkalohet problemi me pandeminë që po ndodhë. Vendosëm që ti ofrojmë ndihmë popullit mik, andaj sot me mua solla 100.000 maska dhe 5000 tesha mbrojtëse. Këtë mund ta lejojmë sepse lidhja mes Hungarisë dhe Kinës shkon shumë mirë dhe arritëm të marim linjë për prodhim nga Kina dhe tani vetë mund të prodhojmë masa mbrojtëse”
Shefi i diplomacisë hungarezë tha se shpreson që nga kjo ndihmë të përfitojë edhe policia e vendit e cila lufton edhe me pandeminë por edhe me sigurimin e kufijve nga një fluks i mundshëm i migrantëve.