Ministri i Kulturës, Ademi i ka përgëzuar valltarët me Sindromën Down, që e fituan medaljen e artë në manifestimin botëror në Poloni

Ministri i Kulturës, Ademi i ka përgëzuar valltarët me Sindromën Down, që e fituan medaljen e artë në manifestimin botëror në Poloni

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot në Ministrinë e Kulturës ka zhvilluar takim me anëtarët e Grupit të vallëzimit “Densers junajted MK”, të cilët në Kilce të Polonisë e kanë zënë vendin e parë në para-kategorinë e vallëzimit hip-hop.

Ministri i Kulturës në këtë takim ua ka uruar fitoren dhe u ka dëshiruar edhe shumë rezultate dhe çmime, përmes të cilave do të promovojnë kulturën e Republikës së Maqedonisë në përmasa botërore. Ai theksoi se kujdesi për qasje të barabartë në kulturë duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, duke përfshirë edhe personat me nevoja të posaçme dhe se ky është obligim dhe detyrim i të gjithëve. Performansa e fundit e këtij grupi të vallëzimit në Poloni është realizuar me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, kurse ministri Ademi ka theksuar se përkrahja për këta ambasadorë të kulturës do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim.

Anëtarët e këtij grupi të vallëzimit së bashku me trajnerët e tyre në vitet e kaluara kanë marrë pjesë në një sërë ngjarjes dhe kanë fituar medalje evropiane dhe botërore në kategori të ndryshme, kurse vitin e kaluar në garat botërore të vallëzimit modern, që është mbajtur në Kopenhagë, e kanë zënë vendin e tretë.