Ministri i Kulturës, Ademi, mori pjesë në koncertin e tenorit me famë botërore, Ramë Lahaj

Ministri i Kulturës, Ademi, mori pjesë në koncertin e tenorit me famë botërore, Ramë Lahaj

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, dje në Operën dhe Baletin e Maqedonisë mori pjesë dhe i përshëndeti të pranishmit në koncertin gala të tenorit me famë botërore, Ramë Lahaj. Në koncert bashkë me Lahaj interpretuan edhe emrat e tjerë të shquar si sopranoja nga Rusia, Venera Gimadieva, baritoni Kiril Manollov dhe mexosopranoja Marika Popoviq. Koncerti gala u mbajt në kuadër të edicionit të shtatë të festivalit „Skena e muzikës serioze shqiptare“, nën organizimin e Shoqatës „Alegreto“.

Maestro Lahaj sot do të mbajë edhe mastër klasë për artistët e rinj. Ramë Lahaj është njëri nga këngëtarët më të shquar të gjeneratës së tij dhe është fitues i mirënjohjeve prestigjioze të operës. Rregullisht interpreton me interpretues të njohur botërisht në skenat e operës nëpër botë, në Paris, Moskë, Helsinki dhe në shumë vende të tjera.