Në takim ishte potencuar se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Mali i Zi deri më tani kanë realizuar një bashkëpunim të suksesshëm në të gjitha veprimtaritë e kulturës, ndërsa ishte shprehur edhe gatishmëria që në periudhën e ardhshme të intensifikohet bashkëpunimi dhe shkëmbimi i projekteve në të dyja vendet.
Bashkëbiseduesit në takim theksuan se është i madh numri i artistëve maqedonas të cilët me sukses janë prezantuar në Mal të Zi, por edhe artistët e këtij vendi kanë realizuar interpretime para publikut maqedonas.
Ishte theksuar se të dyja vendet kultivojnë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm edhe në kuadër të organizatave të shquara ndërkombëtare, siç janë: Forumi i Kulturave Sllave, Këshilli i Ministrave të Evropës Juglindore, UNESKO, në kuadër të rrjetit ndërkombëtar „Traduki“ dhe programit të Bashkimit Evropian „Evropa Kreative“, ndërsa realizohen edhe projekte të përbashkëta në kuadër të rrjeteve rajonale të komiteteve nacionale të IKOM dhe IKOMOS. Ishte theksuar rëndësia e Programit për bashkëpunimkulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Kulturës të Malit të Zi, i cili ka vlefshmëri deri në fund të vitit 2019, përmes të cilit mundësohet intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në fushën e kulturës.
Në takim ishte theksuar se gjatë këtij muaji, në vizitë pune në vendin tonë do të qëndrojë ministri i Kulturës i Malit të Zi, Aleksandar Bogadanoviq, i cili me ministrin e Kulturës, Asaf Ademi, do ta nënshkruajnë Programin e ri për bashkëpunim kulturor ndërmjet të dyja ministrive me të cilin në periudhën e ardhshme do të realizohet një numër i madh aktivitetesh.