Ministri i Kulturës Hysni Ismaili mori fjalën në hapjen e edicionit të tretë të festivalit poetik mbarëkombëtar “Flakadani i kujtesës” i cili, për shkak të rrethanave të shkaktuara nga pandemia globale e virusit korona, u mbajt virtualisht.
Në fjalimin e tij, Ministri i Kulturës Hysni Ismaili ka uruar organizatorët e këtij manifestimi poetik, Shoqatën për Kulturë dhe Shkencë “Ars Albanika” nga Tetova, e cila krahas sfidave të mëdha të cilat ndodhen para nesh për shkak të krizës me virusin korona, përsëri vendosën që të mos e anulojnë këtë mbrëmje poetike dhe ta organizojnë atë virtualisht.
“Për këtë, dua të dërgoj përshëndetjet e mia të përzemërta për të gjithë poetët nga shumë vende të botës që sonte janë pjesëmarrës në këtë festival poetik. Të gjithë pjesëmarrësit janë krijues të njohur, poetë të njohur që do të na prezantojnë pjesë nga krijimtaria e tyre poetike, edhe njëherë do të konfirmojnë se ata janë zëri më i fortë dhe më i fuqishëm i vendit të tyre kudo në botë”, theksoi Ministri Ismaili.
Në festivalin poetik mbarëkombëtar i cili u organizua nga Shoqata për Kulturë dhe Shkencë “Ars Albanika” nga Tetova, morën pjesë 30-të poetë nga ShBA-ja, Franca, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Britania e Madhe, Australia, Italia, si dhe autorë vendas nga vendi ynë. Kjo ngjarje u mbështet nga Ministria e Kulturës, dhe u ndanë tre plaketa për krijimtarinë më të mirë poetike.
Data 19.04.2024
Aktuale
- Taravari: Do të kujdesëm që nga Kushtetuta të eliminohet përkufizimi fyes i gjuhës shqipe si “gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve”
- Vazhdon fushata zgjedhore – Prof. Dr. Sylejman Baki në takim me banorët e Velesit
- Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave
- Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë
- Për shkak të mbajtjes së tubimeve parazgjedhore të shtunën dhe të dielën regjim i ndryshuar i komunikacionit në Shkup
- Prani e madhe e njësive policore në Haraçinë të Shkupit
- Vazhdon fushata zgjedhore – Prof. Dr. Sylejman Baki në takim me banorët e Velesit
- Besimi: Deri në vitin 2028 paga mesatare 900-1000 euro