Në takim u bë fjalë për aktivitetet e Institutit Ndërkombëtar të Modës “Izet Curri”, si dhe mbështetjen që Ministria e jep për realizimin e ekspozitave vjetore të studentëve të këtij instituti.
Instituti “Izet Curri” nga fillimi i ekzistimit ka synuar të ndërtojë kuadro profesionale që do të jenë të aftë për të punuar në industrinë e modës me standardet më të larta të modës, duke i ngritur standardet e modës në Maqedoni dhe rajon.