Ministri i shëndetësisë, Filipçe paralajmëroi disa masa mbrojtëse kundër ndotjes së ajrit

Ministri i shëndetësisë, Filipçe paralajmëroi disa masa mbrojtëse kundër ndotjes së ajrit

Ministri i shëndetësisë, dr.Venko Filipce dhe dr.Dragan Gjorgjev nga Instituti i Shëndetit Publik kanë mbajtur një pres konferencë ku i kanë përmendur rekomandimet dhe këshillat e ekzekutivit shëndetësor për mbrojtjen e qytetarëve nga ndotja e ajrit.

Duke përmendur luftën kundër ndotjes së ajrit është prioritet strategjik i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ministrit të shëndetësisë, dr.Filipce theksoi se të gjithë institucionet janë të orientuara kah zbatimi i masave të cilat do të kontribuojnë në uljen e ndotjes së ajrit. Duke përmendur se ndotja e ajrit më së shumti i prek të sëmurët kronik, njerëzit me sëmundje të zemrës dhe veshkave, më të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët, ministri Filipce këshilloi:

“Të kufizohet lëvizja dhe aktivitetet në hapësira të hapura për popullatën më të prekshme ( fëmijët, më të moshuarit dhe të sëmurit kronik), si dhe për personat që punojnë në ambiente të hapura. Ushqimi duhet që të jetë i pasur me vitamina dhe antioksidant, ndërsa të sëmurët kronik duhet që me rregull ta marrin terapinë nga mjeku i tyre”, potencoi ministri Filipce.

Qytetarët, ashtu si tha dr.Dragan Gjorgjev nga Instituti i Shëndetit Publik, duhet që para së gjithash, të mbrohen, por njashtu, ata e kanë edhe rrolin në uljen e ndotjes së ajrit. Është kyce që të gjithë qytetarët ta përmirësojnë imunitetin e tyre.

“Efektet mbi shëndetin janë të parat në sistemin respirator, d.m.th. mbrojtje e sistemit të veshkave, ashtu që të sëmurët nga astma, të cilës do moshë qofshin duhet që të janë nën observim për shkak të sulmeve të shpeshtuara në këto kushte. Dhe gjithsesi ikja nga tubimet masive, ku në kushtet e ndotjes së ajrit koncentratet janë të larta në hapësirën e jashtme dhe të brendshme”, theksoi dr.Gjorgjev.

Përmes sistemit “Termini im”, ashtu si u përmend  në pres konferencën e sotme ka të dhëna të mjaftueshme në raport me numrin e kategorive të prekshme të qytetarëve. Në atë drejtim, ashtu si theksoi ministri Filipce po bëhet një plan se në cilën mënyrë do të shpërndahen 50.000 maska mbrojtëse.

“Jemi të vetëdijshëm se ky është një problem i cili po vazhdon me vite. Njashtu jemi të vetëdijshëm se ka efekt dhe rezultate të vërteta, ku duhet të nis me punë edhe kjo Qeveri pikërisht këtë gjë po e bën”, potencoi ministri Filipce.

Duke e përcaktuar luftën kundër ndotjes së ajrit si një prioritet strategjik, institucionet shtetërore, komunat dhe inspektoratet kompetente për çdo ditë janë në terren dhe po ndërmarrin masat adekuate.

Janë detektuar dhe konfiskuar më shumë se dy ton guma, të cilat do të shfrytëzoheshin si mjet për ngrohje, në disa shkolla është ndryshuar sistemi i ngrohjes dhe ata në vend që me naftë, do të ngrohen me veleti, derisa në rajonin qendror të qytetit është ndaluar ngarkim-shkarkimi i mallrave.

Në pres konferencën e sotme janë theksuar edhe një pjesë e rekomandimeve të Ministrisë së ambientit jetësor dhe planifikimit hapësiror, gjegjësisht që më shpesh të shfrytëzohet transporti publik, në një veturë të transportohen më shumë persona, për ngrohje në shtëpi të mos shfrytëzohen vajra nga depot, mbetjet nga mobiljet, goma ose materialet tjera sintetike.

Në rast të ndotjes enorme të ajrit, gjegjësisht nëse koncentrimi mesatar i PM 10 grimcave gjatë dy ditëve është mbi kufirin prej 200 mikrogram për metër në kub dhe nëse kufijtë janë matur në më pak se dy stacione matëse në qytetin e Shkupit, gjegjësisht në 50 % nga numri i stacioneve të vendosura në cilin do vendbanim, nga obligimet e punës duhet që të lirohen gratë shtatzëna, personat më të moshuar se 60 vjeç, njerëzit me astmë ose me goditje në tru ose në zemër.

Në rast të aktivizimit të masave intervenuese, do të riorganizohet edhe orari i punës, gjegjësisht në ambient të hapur punëtorët do të punojnë vetëm në periudhën nga ora 11 deri në ora 17. Në kushtet e këtilla do të përforcohen edhe kapacitetet e shërbimit për ndihmë të shpejtë mjekësore, vizita në shtëpi, si dhe shërbimit të kujdestarisë.